Rozë

“O zemër e ëmbël”, Bearti befason me urimin për Sarën

Sara Malaj dhe Beart Rexhepi

Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Beart Rexhepi, ka qenë njëri ndër emrat më të përfolur gjatë sezonit të dytë.

E gjithë kjo pasi që nga dalja nga emisioni ai është lidhur me Tea Trifonin, por që lidhja e tyre nuk zgjati shumë dhe ata u ndanë.

Por, siç e kemi parë kohëve të fundit Bearti ka ende shoqëri me vajzat e “Për’puthen”, para pak ditësh ai ka publikuar një fotografi me Jasminen, ku shiheshin në një kafiteri në Tiranë.

Pas kësaj fotografi ndjekësit aluduan për një lidhje të dyshes në fjalë, por që më pas u mohua.

Ndërsa ditën e sotme, ish-konkurrentja, Sara Malaj ka festuar ditëlindjen teksa urimi i Beartit ka marrë vëmendjen e ndjekësve.

“Happy birthday o zemër e ëmbël”, ka shkruar Bearti duke shtuar emoji të çokollatës dhe një zemër.

Pas kësaj në rrjet kanë qarkulluar lajme për raportin e dyshes në fjalë, pasi që shihet se edhe takimi ka qenë jashtë emisionit./SHQIP.com