Lajme

Nxënësja sulmohet seksualisht nga punëtori teknik në shkollën “Kajtaz Ramadani” në Kijevë

Një nxënëse e mitur në shkollën fillore “Kajtaz Ramadani” në Kijevë është sulmuar seksualisht nga një punonjës teknik i kësaj shkolle.

Për Shqip.com, lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, që tha se i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

“Me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë si dhe është iniciuar rast “Sulm seksual”, tha për Shqip.com, Sheremet Elezaj.

Sipas tij rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme.

/Shqip.com