Lajme

Nxënësit në Kosovë dhe Shqipëri nga shtatori me Abetaren e përbashkët

Abetarja e parë e përbashkët e Kosovës dhe Shqipërisë

Që nga 1 shtatori nxënësit e klasës së parë nga Kosova dhe Shqipëria do të mësojnë me një Abetare të përbashkët.

Kështu u bë e ditur në një konferencë për media të ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, ku u tha se kanë përfunduar të gjitha procedurat lidhur me këtë çështje dhe me fillimin e vitit shkollor pritet edhe përurimi.

“Sa i përket Abetares së përbashkët, edhe për këtë kanë përfunduar të gjitha procedurat. Kemi kërkuar nga shtëpia botuese që kopja digjitale të dërgohet në shkolla, në mënyre që mësuesit e klasës së parë të përgatiten dhe të punojnë suksesshëm me këta nxënës. Uroj që mos të kemi probleme serioze dhe më 1 shtator, vogëlushët e klasës së parë, të kenë Abetaren në duart e tyre”, tha ajo.

Ajo tha se në këtë përurim do të marrë pjesë edhe ministrja e Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë, Evis Kushi

“Kemi planifikuar dhe ministrja e Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë, Evis Kushi ka shprehur gatishmërinë dhe dëshirën që të jetë më 1 shtator këtu, në Kosovë që të përurojmë bashkë këtë abetare”, tha Nagavci, duke shtuar “njëjtë të jemi dhe ne në fillimin e vitit të ri shkollor, në Shqipëri duke u siguruar që edhe atje vogëlushët do ta kenë Abetaren e re dhe do të punojnë me të njëjtën tekst që nga klasa e parë”.

Ndërsa, ajo ka thënë se ka ndonjë Udhëzim administrativ për shaminë në shkolla.

Ajo tha se kjo fushatë që është ngritur kohën e të fundit nuk është e bazuar dhe e qëndrueshme./SHQIP.com