Lajme Botë

Nxënësit në Filipine kthehen në shkollë për herë të parë pas COVID-19

Nxënësit në Filipine/ Ilustrim

Miliona nxënës u janë kthyer bankave të shkollës në Filipine më 22 gusht, për herë të parë prej kur ka shpërthyer pandemia e koronavirusit.

Ky shtet ka qenë në grupin e vendeve që kanë marrë masa të ashpra për luftim të koronavirusit dhe për pasojë shkollat kanë qenë të mbyllura për kohë të gjatë, raporton REL.

Gati gjysma e shkollave në këtë shtet kanë nisur mësimin me prezencë fizike, pas më shumë se dy vjetëve të mësimit nga distanca.

Disa ekspertë besojnë kjo situatë ka përkeqësuar krizën arsimore.

Ilustrim

Rreth 24.000 shkolla publike në këtë shtet – apo më pak se gjysma – do të zhvillojnë mësim në klasë pesë herë në javë.

Disa shkolla do të duhet të ndajnë klasat në dy ndërrime, për të shmangur ngarkesën e madhe nëpër klasa.

Filipinet janë përballur me një prej shpërthimeve më të rënda në koronavirusit në Azinë Juglindore.

Ky shtet ka regjistruar tre milionë raste infektimi dhe rreth 50.000 viktima./Shqip.com