Lajme

Nxënësit e shkollës “Faik Konica”, festojnë 1 qershorin me këngë të klubeve të natës

Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, shkolla fillore “Faik Konica” në Prishtinë ka organizuar një festë në oborrin e shkollës.

Por për fëmijët e mbledhur në oborr, nuk u kujdes askush për muzikën me të cilën ata po argëtoheshin.

Fëmijët shihen duke e shijuar festën nën tingujt e muzikës teksti i të cilës nuk i takon një institucioni edukativo-arsimor.

Në një video që po qarkullon në rrjete sociale, shumica e komentuesve kishin shkruar rreth përzgjedhjes së këngëve që nuk i shkonin festës së fëmijëve.

Ndërkaq, nuk është dhënë asnjë sqarim nga drejtori apo udhëheqësit e shkollës.

Një qershori shënon ditën Nndërkombëtare të Fëmijëve.