Lajme Botë

Nxënësi vret mësuesen me thikë, detaje nga ngjarja e rëndë në Francë

Sulmi ndodhi në shkollën St Thomas d'Aquin në Francën jugperëndimore/ Getty Images

Një nxënës i shkollës së mesme ka goditur me thikë një mësuese në një shkollë në qytetin francez të Saint-Jean-de-Luz.

Zëdhënësi i qeverisë franceze, Olivier Véran konfirmoi sulmin e së mërkurës dhe tha se autori ishte 16 vjeç.

Gazeta franceze “Sud Ouest” tha se sulmuesi hyri në klasë ndërsa mësuesja po jepte një orë mësimi në spanjisht dhe e sulmoi atë.

Mësuesja ishte në të pesëdhjetat e saj dhe vdiq nga arresti kardiak pasi shërbimet e urgjencës mbërritën në shkollë, raportuan mediat lokale.

Stacioni televiziv francez BFM tha se sulmuesi mbylli derën e klasës dhe goditi me thikë mësuesen në gjoksin e saj.

Siç raportojnë mediat franceze studenti mund të ketë vuajtur nga probleme të shëndetit mendor. Ata thanë se në këtë fazë të hetimit nuk kishte asnjë sugjerim se incidenti ishte i lidhur me terrorin, raporton BBC.

Në një konferencë për shtyp, Véran tha se qeveria do të mbështesë arsimtarët në të gjithë vendin pas incidentit.

/Shqip.com