Sport Ndërkombëtar

Nxënësi sfidon mësuesin

Bayer Leverkusen e pret sonte Romën në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Ligës së Evropës. Në përballjen e parë, në “Olimpico”, skuadra italiane ka fituar me rezultat 1-0.

Mirëpo, trajneri i “Farmaceutikëve”, Xabi Alonso beson se do të jetë më i suksesshëm se ish-trajneri i tij Jose Mourinho.

Për të fituar një vend në finalen e Budapestit, trajneri spanjoll duhet të mposhtë “mësuesin” e tij. “Unë e dua Jose, kam mësuar shumë prej tij|, tha Xabi Alonso në prag të ndeshjes kundër “Special One”, që ka qenë trajneri i tij te Real Madridi. “Të përballemi përsëri do të jetë e pazakontë, por kur të fillojë ndeshja nuk ka miq”.

Kjo është receta e ish-mesfushorit për arritjen e suksesit: “Ne kemi nevojë për ekuilibër midis intensitetit, pasionit dhe mbrojtjes së mirë. Roma është e fortë, por nëse japim më të mirën në stadiumin tonë, me tifozët tanë, mund të kualifikohemi në finale.

Jemi të lumtur që arritëm në gjysmëfinale, por duam më shumë. Për një ekip që nuk është mësuar të ketë mundësi si këto, ndeshja e sotme është e artë. Na pret një ndeshje intensive kundër Romës, por ne duam ta shijojmë gjithçka me tifozët tanë”, ka shtuar Alonso.

|Shpresojmë të jetojmë një mbrëmje historike në ‘BayArena’. Çfarë duhet të bëjmë ndryshe nga ndeshja e parë? Duhet të shënojmë, ky është ndryshimi”.

/Shqip.com