Nuza do të ndajë drejtësinë në ndeshjet evropiane

Gjyqtari nga Kosova, Genc Nuza do të ndajë drejtësinë në Ligën e Kampionëve U19.
Këtë mesjavë, takimi ndërmjet skuadrës portugeze Benfica dhe asaj italiane Juventus, në kuadër të Grupit H do të gjykohet nga Nuza.
Lajmin e ka konfirmuar vetë Federata e Futbollit të Kosovës.
“Gjyqtarët kosovarë tashmë janë bërë pjesë e pandashme e ndeshjeve evropiane. Profesionalizmi i tyre dhe përvoja që ata kanë bërë tashmë në arenën ndërkombëtare, ka bërë që UEFA gjithnjë e më shumë t’i delegojë në ndeshje të ndryshme të garave evropiane”, thuhet në njoftim.
Kjo ndeshje zhvillohet ditën e martë në orën 14:00 në Portugali.
Për Nuzën kjo nuk është hera e parë që ndan drejtësinë në Evropë, pasi më herët ka gjykuar edhe përballjen mes Dinamo Zagrebit dhe Valur nga Islanda në raundin të parë kualifikues për Ligën e Kampionëve
/Shqip.com