Lajme

Nushi:  Protestat nuk i organizon PSD’ja, i organizon vetë qeveria me gabimet që ajo i bën

Protesta kundër shtrejtimit të rrymës

Anëtari i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi ka thënë se si parti do të vazhdojnë me protesta për shtrenjtimin e rrymës elektrike.

Nushi ka thënë se PSD-ja nuk i organizon protestat ato organizohen me gabimet e Qeverisë.

I pyetur nëse do të ketë protestat, Nushi ka thënë se nëse do të ketë edhe një vendim të tillë qysh ka qenë herën e kaluar është i bindur që protesta veç ka me u dyfishuar.

“Ne subjektin e kemi infrastrukturë për mobilizimin e kësaj fatkeqësie të qytetarëve në këtë fushë konkrete dhe sigurisht që kemi me bo edhe aktivitete qysh e bëmë sot një aktivitet tjetër simbolik ku i vendosëm logot e asaj kompanie private në veturat e qeverisë sepse ka kohë këto muajt e dimrit që veturat e qeverisë janë në shërbim të një kompanie private dhe nuk bëjnë kurrgjë tjetër”, tha Nushi për RTV Dukagjini.

Nol Nushi- sekretar në Partinë Socialdemokrate

Ai gjithashtu ka theksuar se rritje kaq të madhe të faturave s’ka pasur kurrë dhe sipas tij protestat që do të organizohen do të jenë paqësore./Shqip.com