Lajme

Nushi: Protesta vazhdon përkundër se Hekuran Murati kërkoj falje ndaj pjesëtarëve të UÇK-së

Nol Nushi, zyrtar i Partisë Socialdemokrate

Sekretari organizativ i PSD-së, Nol Nushi ka reaguar për kërkimfaljen e bërë nga Ministri i Financave Hekuran Murati.

Përmes një postimi në Facebook, Nushi ka thënë se kërkimfalja e Muratit nuk është e sinqertë.

“Hekuran Murati paska kërku falje. Pse nuk e bëri kur i doli deklarata, por priti kaq gjatë? Sikurse për luftën, edhe në këtë rast Hekurani bëhet kalkulant dhe tenton me e amortizu situatën. Prandaj nuk o kërkimfalje e sinqertë”, shkroi, Nushi.

Sipas Nushit, protesta e paralajmëruar për dorëheqjen e Muratit nga pozita e ministrit të Ministrisë së Financave do të vazhdojë.

Lexo edhe:
Murati kërkon falje për postimet e bëra kundër UÇK-së

Ministri Murati, për postimet të cilat i kishte bërë në të kaluarën kundër UÇK-së,tha se kanë qenë nga mllefi ndaj atyre që kanë “fryer listat” e veteranëve.

Andaj, ai iu ka kërkuar falje të gjithë pjesëtareve të UÇK-së, dhe familjeve të tyre për gjuhën e përdorur./Shqip.com