Lajme

Nushi: Bord i ZRRE-së ose duhet të jap dorëheqje ose duhet të shkarkohet

Nol Nushi- sekretar në Partinë Socialdemokrate

Aktivistët e Partisë Social Demokrate të Kosovës( PSD) kanë zhvilluar një aksion brenda Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.

Nol Nushi nga kjo parti është shprehur se anëtarët e bordit të ZRRE-së ose duhet të japin dorëheqje ose duhet të shkarkohen nga ana  të cilët i kanë emëruar.

‘’Nëse ka pak moral atëherë anëtarët e bordit të ZRRE-së duhet të japin dorëheqje ose duhet të shkarkohen nga ana e atyre të cilë i kanë emëruar’’ ka thënë Nushi.

Po ashtu Nushi ka thënë se kundërshtimi i qytetarëve për rritjen e çmimit të energjisë ka filluar qysh nga muaji janar.

‘’Kosova gjatë këtyre muajve të rritjes së çmimit më shumë ka eksportuar se sa ka importuar, pra kemi qenë një vend më shumë eksportues se sa importues’’ ka thënë Nushi.

Nushi ka thënë po ashtu se ZRR-ja duhet patjetër që të respektojë vendimin e Gjykatës së Apelit./Shqip.com