Lajme

“Nuse që s’i vjen kurrë dhëndri”/ Michel-Ramës: Do ta bëjmë “dasmën”. BE do zgjerohet në 2030!

Presidenti i Bashkimit Europian, Charles Michel ka mbajtur një fjalim hyrës në nisje të punimeve të Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë.

Michel u shpreh se BE kërkon të vijojë me procesin e zgjerimit pasi sipas tij është investim në begatinë e anëtarëve aktualë dhe atyre të ardhshëm.

Ai shtoi se vendet e rajonit kanë pritur shumë, aq sa e kanë krahasuar zgjerimin me “një nuse, të cilës nuk i vjen dhëndri” duke cituar kështu deklaratën e kryeministrit Edi Rama lidhur me hezitimin e Brukselit për t’u zgjeruar drejt rajonit.

“Ky afat është hasur me skepticizma në rajonin tuaj sepse keni pritur me një kohë shumë të gjatë. E di që Edi e ka krahasuar me nusen që si vjen kurrë dhëndri në dasmë, por ne do e bëjmë këtë dasmë. Plani ynë është serioz për të ardhmen e BE-së. Ne ramë dakord se do të jemi gati për zgjerimin e radhës”, – tha Michel.

Duhet të jemi gati deri në 2030-ën për t’u zgjeruar”, deklaroi Presidenti i Bashkimit Europian, Charles Michel, gjatë Samitit të BE në Tiranë me vendet e Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Procesit të Berlinit.

/Shqip.com