Nuno Espirito shpallet trajneri i muajit në Premierligë
Publikuar:
(10.09.2021 14:09:31)

Nuno Espirito Santo ka fituar çmimin e “Trajnerit më të mirë të muajit” në Premierligë.
Trajneri i Tottenhamit ka regjistruar tre fitore në tre ndeshjet e para, duke e mposhtur Watfordin, City-n dhe Wolvesin për të arkëtuar pikët maksimale, transmeton Shqip.com.
“Spurs”, janë ekipi i vetëm me bilanc 100% të fitoreve në ishull dhe skuadra e vetme me asnjë gol të pësuar deri më tani në këtë fillim të kampionatit.
Nuno, po ashtu është bërë trajneri i parë në histori të Tottenhamit në 72 vite që fiton tre ndeshjet e para sezonale të ligës./Shqip.com
