Sport Ndërkombëtar

Nunez shpëton Liverpoolin

Transferimi i ri i “The Reds”, Darwin Nunez, ka shpëtuar Liverpoolin nga humbja e parë e stinorit në Premier League.

Skuadra e sapo promovuar në Premier League, Fulham befasoi me paraqitjen në ndeshjen e parë në elitën e futbollit anglez.

Fulham ndali Liverpoolin në një barazim 2:2, duke marrë kështu pikët e para përballë nën-kampionëve.

Golin e vetëm në pjesën e parë e shënoi Aleksandar Mitrovic në minutën e 32, duke e quar në epërsi skuadrën vendase.

Liverpooli pati disa mundësi shënimi, por nuk arriti t’i shfrytëzoj ato.

Fillimisht goli i Luis Diaz u anulua për pozicion jashtë loje, kurse rastin e dytë të Diazt e ndali traversa.

Në pjesën e dytë Liverpool u ringjall me inkuadrimin e Nunez.

Ai fillimisht shënoi një gol të bukur, në minutën, në minutën e 64-t, pas një asistimi të Salah.

Por, Mitrovic nga pika e bardh ia riktheu epërsinë skuadrës së tij, vetëm 10 minuta më vonë.

Pastaj ishte përsëri sulmuesi nga Uruguai që asistoi për të siguruar një pikë skuadrës së Jurgen Klopp.

Liverpool pati disa mundësi për të rrëmbyer fitoren, por nuk pati fat.

Henderson goditi traversën në minutat shtesë të ndeshjes.

Kjo është vetëm ndeshja e dytë e Premier Leagues për këtë stinor, derisa në ndeshjen e parë Arsenal mposhti Crystal Palace./Shqip.com