Sport Ndërkombëtar

Nunez këshillohet me Suarezin për tejkalimin e ngërçit te Liverpool

Darwin Nunez po këshillohet me Luis Suarezin për ta gjetur mënyrën se si të arrijë të tregojë veten në Liverpool.

Ai ka pasur vështirësi në sezonin e tij të parë me Liverpool, ku ka realizuar vetëm tetë gola në njëzet e tri ndeshje, qëkur erdhi nga Benfica.

“Sigurisht, është gjithmonë e dobishme të flasësh me Suarez. Ne flasim gjithmonë dhe ai gjithmonë më jep këshilla, përpiqem të mbaj gjithmonë lidhje me të. Unë i kërkoj atij shumë gjëra sepse ai ishte në këtë klub dhe ai ka shumë më shumë përvojë se unë”, ka thënë Nunez.

“Për mua ai është një idhull. Ai është një shembull i shkëlqyer”, theksoi ai.

/Shqip.com