Lajme

Numri i të vdekurve nga sulmi rus në një ndërtesë banimi në Donetsk është rritur në 34

Lufta në Ukrainë

Numri i të vdekurve është rritur në më shumë se 30 pas një sulmi rus në një bllok apartamentesh në rajonin Donetsk të  Ukrainës lindore  gjatë fundjavës.

Kështu kanë njoftuar vetë zyrtarët ukrainas të martën.

Ndërtesa e banimit në qytetin e Chasiv Yar u godit të shtunën në mbrëmje pasi  Rusia i  shtoi edhe një herë sulmet e saj mbi qytetet dhe qytezat në Ukrainën lindore në një përpjekje për të marrë kontrollin mbi të gjithë zonën e Donbasit, shkruan CNN.

Të paktën 34 njerëz vdiqën dhe të paktën nëntë u plagosën në sulm, tha Pavlo Kyrylenko, kreu i administratës ushtarake të rajonit të Donetsk, në kanalin e tij zyrtar Telegram të martën.

Sipas tij, njëri nga ata që vdiqën ishte një fëmijë.

Operacioni i shpëtimit po vazhdon dhe shërbimet e urgjencës kanë pastruar rreth 70% të rrënojave.

Chasiv Yar dhe qytete të tjera në Donetsk kanë qenë nën zjarr të fortë ditët e fundit ndërsa forcat ruse përpiqen të mposhtin rezistencën ukrainase në zonë dhe të lëvizin më në perëndim drejt Kramatorsk dhe Sloviansk.mi rus në një ndërtesë banimi në Donetsk është rritur në 34