Sport Ndërkombëtar

Numri 14-të i Arsenalit e ka një pronar të ri

Eddie Nketiah

Numri 14-të njëherë e një kohë ishte arsye e shumë gëzimeve të fansave të Arsenalit.

Sepse, ishte Thierry Henry që e barte atë fanellë.

Por, tashmë kohërat kanë ndryshuar dhe nga sot këtë numër legjendar do e ketë Eddie Nketiah.

Sulmuesi anglez e ka vazhduar kontratën me “gunners” deri në vitin 2027.

23 vjeçari konsiderohet si futbollist me potencial të madh dhe është pjesë e rëndësishme e projektit të Mikel Artetas.

Nketiah zhvilloi 21 ndeshje në sezonën e fundit me londinezët, ndërsa shënoi pesë gola dhe asistoi një herë.

Së bashku me Saka-n, Martinellin konsiderohen si e ardhmja e repartit sulmues./Shqip.com