Numri 10 po dhuron magji në Paris
Publikuar:
(30.08.2022 09:13:01)

Qëndrimi i Neymar Jr në kryeqytetin e Francës nuk ishte i sigurtë.
Por, trajneri i ri, Christophe Galtier vendosi që t’i besonte brazilianit dhe kjo po i shpërblehet.
Numri 10 po dhuron magji në Ligue 1.
30 vjeçari është duke kaluar në formë jetësore – në këtë fillim të kampionatit.
Në vetëm katër ndeshje të zhvilluara – ai ka shënuar gjashtë gola, teksa ka regjistruar po aq asistime.
Duket – që ky do të jetë viti i tij – dhe problemet me lëndime i ka lënë prapa krahëve.

Neymar po e zhvillon sezonin e gjashtë – në qytetin e dritave.
Ai mbetet ende transferi më i shtrenjtë në historinë e futbollit, sepse PSG-ja i kishte paguar Barcelonës 222 milionë euro në vitin 2016 – për shërbimet e tij./Shqip.com