Numërohen rreth 30% e votave në Prishtinë, garë e ngushtë mes Përparim Ramës dhe Hajrulla Çekos
Publikuar:
(12.10.2025 22:39:49)
Në Prishtinë janë numëruar rreth 30% e votave. Qytetarët votuan sot për të zgjedhur kryetarin e komunës.
Sipas rezultateve paraprake, gara është mes Përparim Ramës së LDK dhe Hajrulla Çekos të LVV.
Rama kryeson me një diferencë të ngushtë prej 600 votash më shumë.
Kryetari në detyrë i Komunës së Prishtinës ka marrë deri tani 22 703 vota ose 33.9%, ndërsa Hajrulla Çeko ka 22 113 vota ose 33%.

Sipas këtij trendi, balotazhi pas 2 jave pritet të jetë pikërisht mes Përparim Ramës dhe Hajrulla Çekos, si më të votuarit nga qytetarët në zgjedhjet e kësaj të diele.
/Shqip.com