Lajme

Numër i madh i turistëve në Brezovicë, Policia nuk ia lejon hyrjen shumë të tjerëve

Brezovica karakterizohet një vend që karakterizohet për turizëm dimërorë por, dita e sotme në këtë zonë ka qenë shumë e ngarkuar nga turistët.

Nga burimet e Shqip.com atje thuhet se për shkak të numrit të madh të vizitorëve, hyrja e shumë prej tyre nuk është lejuar.

Madje, ata thanë se disa nga vizitorët janë detyruar t’i lënë automjetet e tyre shumë larg nga pista e skijimit.

Gjendje më e mirë nuk është as rrugës për në Prevallë, ku kolonat e automjeteve janë mjaftë të gjata.

Sot, gjatë ditës thuhet se ka pasur shumë vizitorë nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia e Veriut.

/Shqip.com