Lajme

Nuland i kërkon Kosovës e Serbisë të nisin implementimin e zotimeve të Ohrit

Nënsekretarja e Shtetit amerikan për çështje politike, Victoria Nuland, i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë për shtensionim të menjëhershëm të situatës.

Gjithashtu, Nuland, përmes një postimi në Twitter, ka kërkuar edhe nisjen e implementimit të zotimeve të bëra në Ohër.

Deklaratën Nulandi e ka dhënë pas takimit me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

“E lumtur të mirëpres mikun e vjetër, emisarin special të BE-së, Miroslav Lajçak. Kërkojmë nga Kosova dhe Serbia të shtensionojnë situatën menjëherë dhe të nisin implementimin e zotimeve të Ohrit. Ne vazhdojmë të përkrahim planin trepikësh të BE-së, si rrugëdaljen më të mirë nga kriza”, ka shkruar ajo në Twitter.

Gjithashtu, pas takimit edhe Lajçak tha se kanë gjetur pajtim në lidhje me situatën në veri dhe mënyrën për të dalë nga situata.

/Shqip.com