Lajme

Nuk zgjedhet anëtari i ri i bordit të KPM-së, konkursi do të përsëritet

Emërohet u.d. i kryeshefit të KPM-së

Kuvendi i Kosovës ka hedhur në votim emrat të cilët kanë konkuruar për pozitën e anëtarit në Komisionin e Pavarur për Media.

Në votim kanë marrë pjesë gjithsej 91 deputet por që 42 prej votave kanë qenë të pavlefshme.

Emrat të cilët kanë qenë në votim janë Violeta Hyseni-Kelmendi dhe Teuta Hoxha-Morina.

Hoxha-Kelmendi ka siguruar 20 vota kurse, Hoxha-Morina ka siguruar 29 vota.

Kuvendi i Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka njoftuar se asnjëra nga kandidatet nuk i ka siguruar votat e nevojshme për emërim si anëtarë të KPM-së dhe se konkursi do të përsëritet.

Kandidatët për pozitën në fjalë duhet të siguronin 46 vota./Shqip.com