Lajme

Nuk u plotësua kuorumi, Sekretariati i Etikës anulon votimin e 7 marsit në Kuvend

Sekretariati i Etikës ka anuluar votimin e 7 marsit në Kuvend. Kërkesa është bërë nga grupi parlamentar i PD për të shpallur të pavlefshëm votimet e kryera në seancën plenare të 7 marsit për shkak se nuk ishte plotësuar kuorumi i nevojshëm në Kuvend.

Në seancë votuan vetëm 68 deputetë, por sipas rregullores duhet të ishin së paku 71 deputetë.

5 projektligjet, mes tyre edhe ai për investimet strategjike, pritet që të kalojnë për votim në seancën e radhës plenare.

Projektligjet do të kalojnë vetëm për votim dhe nuk do të ketë diskutim, sepse konsiderohet se është ezauruar pjesa e diskutimeve për nismat përkatëse.

Deputeti demokrat Saimir Korreshi tha se kjo është një fitore e vogël, ndërsa tha se do bëjnë edhe verifikime të tjera pasi të tilla vendime mund të jenë marrë edhe më parë.

Sot është një fitore e vogël në dukje. Do verifikojmë të gjitha votimet sepse të tilla vendime mund të jenë marrë edhe më parë. Deputetët e mazhorancës të lënë qejfet e të vijën të votojnë ligjet që kanë propozuar”, tha Korreshi.

/Shqip.com