Rozë

Nuk pritej kaq pak, Ledri Vula tregon sa ka qenë pagesa e parë në koncert

Reperi -Ledri Vula

Ledri Vula së fundi ka qenë në qendër të vëmendjes për projektet që ai ka lansuar por edhe së fundi ka pasur ditëlindjen e tij, shkruan SHQIP.

Ai ka mbushur 35 vjet dhe ka festuar më shoqërinë e tij datën e lindjes.

Ledri Vula ishte i ftuar mbrëmjen e kësaj të shtune në emisionin e fundit për këtë sezon në “Soiree” me Jonida Shehun në një rrëfim të gjatë si asnjëherë më parë duke prekur momente më të rëndësishme të karrierës së tij.

Ai ka kujtuar fillimet e tij gjatë rrugëtimit muzikor, i cili u be i njohur kur ishte pjesë e “Skillz” me Visar Shalën.

Ai ka treguar së në koncertin e parë është paguar shumë pak vetëm 15 euro, ndërsa atij nuk i kanë interesuar paratë por vetëm që të këndojë.

“Kam qenë unë e Skivi, sa ishim bërë grup. Donim të fillonim të këndonim një këngë bashkë. Na pyesnin a doni të dilni të këndoni? Unë doja të dilja të këndoja gjithsesi, edhe nëse ata këndojnë, edhe nëse ata s’këndojnë, e nëse ka para apo s’ka pare. Në fund kur ka ardhur Skivi na dha nga 15 euro, por atëherë kanë qenë të mëdha”, tha Ledri Vula.

Më tej Ledri shtoi se pagesa e dytë ka qenë 50 euro dhe sigurisht që paratë e para fituara nga muzika ia ka dhënë nënës së tij Xheraldinës në shenjë mirënjohje që e ka ndihmuar për realizimin e klipit të parë./SHQIP.com