Nuk ndalet shkëlqimi i Yllit – as në Ligën Unike

Edhe një fitore për kampionin.
Golden Eagle Ylli ka triumfuar me lehtësi ndaj Vllanizë së Shkodrës, me rezultat 86-67.
Në këtë takim që u zhvillua në kuadër të Ligës Unike, suharekasit ishin favoritë në letër dhe kjo u pa edhe në parket.
Se kishin hyrë për fitore, Ylli e dëshmoi qysh nga çereku i parë, të cilin e mbyllën me rezultat 32-14.
Madje, në dhjetë minuta e fundit, “xhebrailat” inkuadruan edhe disa basketbollistë që kanë pasur minutazh më pak në këtë sezonë – sepse epiteti i fituesit nuk u vu në dyshim për asnjë moment.

Te Ylli basketbollistët më të dalluar në parket ishin dalluan Gëzim Morina me 17 pikë, gjashtë kërcime e pesë asistime dhe Mikaile Tmusiq me 13 pikë e shtatë asistime.
Në anën tjetër, te Teuta – paraqitje të mirë pati Charleston Dobbs me 20 pikë e gjashtë kërcime.
Ylli – formë të mirë është duke kaluar edhe në kuadër të Superligës së Kosovës, ku pas 16-të ndeshjeve të zhvilluara gjendet në vendin e parë, me 28 pikë të grumbulluara.
Një pikë më shumë se Peja që gjendet në vendin e dytë. /Shqip.com
