Sport Ndërkombëtar

Nuk ndalen telashet te Milani

Davide Calabria në ndeshjen kunër Bolonjës

Nuk kanë fund telashet për Milanit në këtë fundsezoni.

Kuqëzinjët janë përballur me lëndime të futbollistëve në vazhdimësi e sidomos në ndeshjet e fundit.

Në stervitjen e fundit në Milanello, lëndime kanë pësuar Origi, Rebic dhe Vranckx, ku të tre do të mungojnë për ndeshjen e sotme ndaj Sampdorias.

Skuadra e Milanos vuajti lëndimin muskulor të Rafael Leaos, i cili nuk mundi ta ndihmonte skuadrën në humbjen nga Interi, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League.

Po ashtu në atë ndeshje është lënduarr edhe Ismael Bennacer, i cili ka kryer operacion dhe pritet të mungoj për disa muaj.

/Shqip.com