Sport Shqiptar

Nuk licencohet Prishtina, FFK i refuzon ankesën

Lojtarët e Prishtinës duke e festuar golin

Klubi i futbollit Prishtina ka mbetur pa licencë për të garuar në kupat evropiane. Të premten Komisioni i Shkallës së Dytë i FFK-së ka shqyrtuar ankesën e Prishtinës dhe e ka refuzuar atë.

Por, ajo u refuzua. Kështu Prishtina, nëse vendimi mbetet në fuqi, nuk do të paraqitet në gara evropiane edhe nëse fiton Kupën e Kosovës.

Komisioni i Shkallës së Dytë i Federatës së Futbollit të Kosovës ka mbajtur mbledhje, në të cilën e ka shqyrtuar ankesën e FC Prishtina, e parashtruar me datë 24 maj 2023, në lidhje me vendimin e Shkallës së Parë të Federatës së Futbollit të Kosovës rreth licencimit të klubeve për garat e UEFA-s për edicionin 2023/24.

Pas një vlerësimi të kujdesshëm, Komisioni i Shkallës së Dytë e ka refuzuar ankesën e FC Prishtina, duke e vlerësuar atë si të pabazë.

/Shqip.com