Sport Ndërkombëtar

Nuk kanë fund çmenduritë e Balotellit

Me blerjen e Mario Balotellit, skuadra e Sionit priste një sezon shumë më të mirë. Në vend të kësaj, as ardhja e “SuperMarios” nuk mjaftoi për klubin helvet, i cili zbriti nga elita e futbollit zviceran.
Një dështim total në fushë, të cilit tashmë i janë shtuar edhe ngjarje të reja jofutbollistike, që kanë të bëjnë me sulmuesin kontrovers italian dhe që zbulohen nga gazeta “Blick”.

Gazeta zvicerane flet për festa, alkool dhe ballo me maska (karnavale), me protagonist Balotellin.

Gjatë pushimit dimëror të kampionatit dhe grumbullimit të Sionit në Spanjë, ish-sulmuesi i Interit dhe Milanit e kishte shndërruar dhomën e hotelit në epiqendër të festave.

Madje, një mëngjes, trajneri Celestini e kishte gjetur Marion të dehur. Jo vetëm kaq: në muajin shkurt, Balotelli dhe drejtori sportiv i Sionit kishin festuar karnavalet, njëri me maskën e “Paper house” dhe tjetri atë të pokemonit Pikachu Por papritur një person do t’i kishte fotografuar duke shkaktuar reagimin e Balotellit, i cili e kishte kapur me grushte “paparacin”, derisa kishte fshirë fotot e bëra”, shkruan Blick.

/Shqip.com