Lajme

Nuk kalon rezoluta e LDK-së për reduktimin e akcizës dhe TVSh-së në derivate

Kuvendi i Kosovës

Rezoluta e Lidhjes Demokratike të Kosovës për reduktimin e akcizës dhe TVSh-së në derivate nuk ka arritur që ti marrë votat e mjaftueshme në Kuvendin e Kosovës.

Për këtë rezolutë kanë votuar 71 deputetë, ku prej tyre 24 kanë votuar për ndërsa 47 kanë votuar kundër.

Rezoluta e LDK-së

Përmes rezolutës së propozuar, LDK-ja ka kërkuar që të reduktohet akciza dhe norma e TVSh-së për 3 muaj më mundësi vazhdimi të masës edhe për 3 muaj të tjerë. Po ashtu nga LDK-ja kanë kërkuar që të zgjerohet lista e produkteve të domosdoshme  me normë të reduktuar të TVSh-së për 3 muaj me mundësi vazhdimi.

Menjëherë pas votimit, deputetët e opozitës e kanë lëshuar sallën, përderisa kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka shtuar se seanca do të vazhdojë nesër./Shqip.com