Lajme

Nuk kalon rezoluta e AAK-së për sigurinë në vend

Kuvendi i Kosovës

Sot po mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës për Trustin, në të cilën AAK-ja propozoi një rezolutë për sigurinë në vend.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca e hodhi në votim mocionin e AAK-së por që nuk i mori votat e duhura.

Të pranishëm në sallë kanë qenë 81 deputet por për rezolutën kanë votuar vetëm 75 deputetë.

25 deputetë të pranishëm në Kuvend kanë votuar pro rezolutës ndërsa, 50 të tjerë kanë abstenuar.

Shefi i GP të AAK-së Besnik Tahiri tha se prioritet i Qeverisë duhet të jenë çështjet që lidhen me sigurinë e Kosovës.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së

“Qeveria e Kosovës duhet të këtë prioritet çështjet që lidhën me sigurinë, të miratohet dhe procesohet sa ma shpejtë në Kuvendin e Kosovës strategjia e sigurisë kombëtare të Kosovës”.

Sipas kësaj rezolute nga AAK-ja, partneriteti strategjik me SHBA-në duhet zhvilluar në raport me forcimin e FSK-së.

Tutje, u kërkuan paga të dinjitetshme për pjesëtarët e policisë, sigurimi shëndetësor dhe procedimi për pensionim të parakohshëm etj./Shqip.com