Sport Shqiptar

Nuk kalon në Kuvend e Kosovës propozim amendamenti për ndërtimin e stadiumit në Suharekë

Skuadra e Ballkanit që na bëri krenarë në Evropë mbetet pa stadium modern.

Sot në Kuvendin e Kosovës, deputetja nga radhët e AAK-së, Albana Bytyqi kishte kërkuar me propozim amandamenti, ndarjen e buxhetit për ndërtimin e stadiumit, pasi Komuna e Suharekës kishte ndarë parcelën për këtë qëllim, por propozimi i Bytyqit zhgënjen suharekasit pasi nuk mori votat e mjaftueshme, kjo pasi deputetët e VV-së, votuan kundër

Ballkani mbetet skuadra më e vlerësuar në vendin tonë. Ajo përveç titullit të kampionit pati një prezantim spektakolar në Ligën e Konferencës duke u kualifikuar edhe në fazën e Grupeve.

Megjithatë, skuadra nga Suhareka do të vazhdojë të luajë në një stadium që nuk i plotëson kriteret ndërkombëtare.

Sot në Kuvendin e Kosovës, deputetja nga radhët e AAK-së, Albana Bytyqi kishte kërkuar me propozim amandamenti, ndarjen e buxhetit për ndërtimin e stadiumit, pasi Komuna e Suharekës kishte ndarë parcelën për këtë qëllim, por propozimi i Bytyqit zhgënjen suharekasit pasi nuk mori votat e mjaftueshme, kjo pasi deputetët e VV-së, votuan kundër.

“Fatkeqësisht, propozim amandamenti im që Komunës së Suharkës t’i ndërtohet një stadium i ri duke iu ndarë mjete buxhetore për vitin 2023 në vlerë prej 5 milionë euro, nuk kaloi. Komuna e Suharekës në vazhdimësi po e përfaqëson në mënyrë të jashtëzakonshme Kosovën me futbollistët e saj në arenën ndërkombëtare dhe Shteti duhet t’ia japë kujdesin e merituar talenteve të rinj, që kësisoj punojnë fort edhe për emrin e vendit të tyre nëpër botë. Duke mos ua plotësuar kushtet e nevojshme, ne ua vështirësojmë të rinjve tanë edhe rrugën drejt realizimit të ëndrrave të tyre!”, ka shkruar Albana Bytyqi, përcjell Shqip.com.

/Shqip.com