Sport Shqiptar

Nuk ka vend te Torino, Etrit Berisha ka vetëm një zgjidhje

Etrit Berisha nuk ka më vend në radhët e Torinos dhe duhet të gjejë një sistemim të ri. Ideja e qartë e torinezëve për portierin shqiptar, vazhdon të jetë në fuqi edhe me mbylljen e afatit kalimtar të janarit në kampionatet kryesore evropiane.

Sipas “Tuttosport”, klubi dëshiron të lirohet nga rroga e portierit të Kombëtares shqiptare, i cili këtë sezon e ka kaluar plotësisht në bankinë ose në tribunë. Ai përfiton 800 mijë euro në vit te torinezët dhe kontrata e tij vazhdon deri në qershorin e vitit 2024. Në këtë situatë, Torino kërkon të shpëtojë nga kjo barrë ekonomike pasi nuk e cilëson portierin pjesë të planeve.

Të njëjta burime theksojnë se po shihet me intensitet tregu në kampionatin turk ku afati kalimtar është ende i hapur, për t’i gjetur një sistemim atje portierit, i cili kërkon të aktivizohet. Objektivi është që të sigurohet minimalisht një huazim e ndoshta një shitje përfundimtare e kartonit të tij.

/Shqip.com