Lajme

Nuk ka paga për deputetët e dorëhequr të Listës Serbe

Lista Serbe lëshon sallën e Kuvendit të Kosovës

Gjatë ditës është raportuar se dhjetë deputetët e Listës Serbe që kanë dorëzuar dorëheqjet në Kuvendin e Kosovës më 7 nëntor, do të vazhdojnë të marrin pagat e tyre nga parlamenti edhe për një vit.

Një gjë e tillë është mohuar në reagimin e ekzekutivit, ku thuhet se kur deputete japin dorëheqje nga ajo ditë i pushojnë të gjitha të drejtat që mund të kishin.

Sipas njoftimit, e drejta për pagë kalimtare gëzohet vetëm kur Kuvendi shpërndahet, qoftë pas mandatit të rregullt apo me ndërprerje të mandatit.

“Në funksion të sqarimit të publikut lidhur me përfitimet e ish-deputetëve, njoftojmë si në vijim: Kur Kuvendi shpërndahet, qoftë pas mandatit të rregullt apo me ndërprerje të mandatit, deputetët e legjislaturës përkatëse gëzojnë të drejtën në pagë kalimtare deri në një sistemim të ri, më së shumti 12 muaj.

 Ndërsa kur deputeti jep dorëheqje, nga ajo ditë i pushojnë të gjitha të drejtat që mund të kishte përfituar si ish-deputet, përfshirë edhe pagën kalimtare deri në 12 muaj”, thuhet në reagim.

Ditë më parë Lista Serbe njoftoi se po largohet nga Institucionet e Kosovës, po ashtu edhe deputetët e kësaj partie kanë dhënë dorëheqje nga pozita e tyre.

Lexo edhe:
Nëntë deputetë të Listës Serbe betohen si deputetë të rinj në Kuvendin e Kosovës

Kjo pasi në një mbledhje në komunë të Zveçanit, më 5 nëntor, të ftuar nga Lista Serbe, u njoftua largimi i tyre nga institucionet, përfshirë nivelin qendror ekzekutiv, lokal, policia si dhe nga gjyqësori.

/Shqip.com