Sport Ndërkombëtar

Nuk ka ndryshim të vendimit – Robinho dënohet me 9 vite burgim

Robinho dënohet me 9 vite burgim

E mërkurja ishte një “njollë e zezë” për futbollin brazilian.

Ish-reprezentuesi i Seleçaos, Robinho humbi apelin e tij të fundit kundër një dënimi për pjesëmarrje në përdhunimin në grup të një gruaje në Milano në vitin 2013.

Gjykata e lartë në Romë – ka lënë në fuqi vendimin e mëparshëm që e dënonte Robinhon – me nëntë vite burgim.

Paraprakisht, në vitin 2017, Robinho dhe pesë brazilianë të tjerë u shpallën fajtorë për sulmin ndaj një gruaje shqiptare 22-vjeçare në një klub nate.

Dënimi u la në fuqi më parë në dhjetor 2020 pas një apeli.

Robinho dropped from Brazil Olympic team
Robinho – foto nga e kaluara

Robinho nuk ka gjasa të vuajë dënimin pasi ndodhet në Brazil dhe kushtetuta braziliane ndalon ekstradimin e shtetasve të tij, megjithëse Italia mund të kërkojë që ai të vuajë dënimin në vendin e Amerikës së Jugut.

Robinho, i cili luajti 100 ndeshje nga Brazili, e filloi karrierën e tij në Santos përpara se të transferohej te Real Madrid në vitin 2005, ku fitoi dy tituj të La Ligës.

Në vitin 2008, ai iu bashkua Manchester Cityt për 32.5 milion paund, atëherë një transferim “astronomik” në Britani, por ai u huazua përsëri te Santos në janar 2010 pasi u përpoq të bënte një ndikim në Angli.

Robinho wants to be world's best | Football News | Sky Sports
Robinho – foto nga e kaluara

Ai fitoi Serie A gjatë periudhës së tij të mëvonshme në AC Milan, por u kthye në Santos për një tjetër periudhë huazimi në gusht 2014 përpara se të bashkohej me skuadrën kineze Guangzhou Evergrande në korrik të vitit 2015.

Kur i skadoi kontrata e tij e gjashtë muajve, ai kthye në Brazil, duke iu bashkuar Atletico Mineiro-s me një marrëveshje dyvjeçare, më pasi kaloi në Turqi ku luajti për dy klube turke përpara se të rikthehej në Santos në tetor të vitit 2020 me një kontratë pesë-mujore. /Shqip.com