Lajme Ballkan

Nuk ka më rol të veçantë: Jo më naftë ruse për Serbinë

Serbia duhet t’i përkulet presionit të BE-së. Nga 1 nëntori, cisternat me naftë të destinuar për në Serbi nga Rusia nuk do të mund të ankorohen më në terminalin kroat në ishullin Krk.

Kështu vendosi BE në samitin e javës së kaluar në Pragë, raporton Euronews.

Si rezultat, tubacioni Janaf nuk do të pompojë më naftë ruse në rafineritë e Serbisë në Novi Sad dhe Pançevo.

Lidhur më këtë, Kryeministri kroat Andrej Plenkoviç akuzoi Serbinë se dëshiron të kërcejë në dy dasma në të njëjtën kohë.

“Ne do të vazhdojmë të transportojmë naftë nga Krk në Serbi, vetëm jo më naftë ruse. Ka mbaruar. Ky është mesazhi kryesor” është shprehur Plenkoviç.

Beogradi ankohet se Serbisë i është premtuar një marrëveshje e veçantë dhe tani po akuzon Kroacinë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq thotë se nuk ka rregullore të veçantë për importin e naftës ruse.

“Fqinjët tanë mburren se janë përgjegjës për faktin se nuk ka më rregullore të veçanta për importin e naftës ruse. Interesante, megjithatë, ka përjashtime për disa vende të BE-së, për shembull për Bullgarinë, për Hungarinë”, është shprehur Vuçiq.

Qeveria serbe ka frikë se pa naftën ruse, kostot e energjisë do të rriten se vendi pa naftë nga Rusia nuk do të jetë në gjendje të përballojë dimrin.

/Shqip.com