Rozë

“Nuk ka konkurrentë nga Për’puthen”- Eraldo Rexho tregon kur nis ‘Big Brother VIP’

Gazetari, Eraldo Rexho

Gazetari i showbizit, Eraldo Rexho, ka dhënë detaje më shumë në lidhje më organizimin e “Big Brother Vip”.

Ai në një intervistë për “Pushime On Top” tha se ky spektakël do të nisë në tetor dhe veç kësaj bëri të ditur se deri më tani janë përzgjedhur 90 për qind e banorëve pjesëmarrës.

Gazetari ka treguar se ai do të jëtë pjesë e këtij spektakli dhe se tashmë janë duke punuar për një sezon fantastik.

Eraldo më tej, nuk ka zbuluar ndonjë emër, por ka thënë se deri më tani asnjë ish-konkurrent i ‘Përputhen “, nuk është konfirmuar si banorë pasi që shumë është përfoluar për emra që do të jenë pjesë e tij.

Flori Gjini: Është përfolur që ti do të jesh pjesë e skuadrës së ‘Big Brother VIP’, është e vërtetë apo jo?

Eraldo Rexho: Po është e vërtetë. Unë kam pranuar të jem pjesë e skuadrës së ‘Big Brother VIP’ në fazën parapërgatitore. Momentalisht po punojmë për një edicion super fantastik të ‘Big Brother VIP 1’. Kështu që unë di të them angazhimin tim deri në këtë moment. Se çfarë do ndodhë pas shtatorit , do mbetet për t’u parë në tetor, kur besoj se do të nisë ‘Big Brother’.

Flori Gjini: Do më zbulosh ndonjë emër?

Eraldo Rexho: Asnjë emër, nuk bëhet fjalë. Por, unë mendoj se janë mbyllur 90% e banorëve VIP të Big Brother.

Flori Gjini: A do ketë personazhe nga Për’puthen apo jo?

Eraldo Rexho: Asnjë nga emrat e personazheve që kanë qarkulluar në rrjet nuk do të jenë protagonistë në Big Brother VIP të edicionit të parë. Unë këtë di ta them me siguri. Nëse do të ketë apo jo banorë të Big Brother VIP, ish-pjesëmarrës të Për’puthen, deri në këtë moment, asnjë nga ish-protagonistët e Për’puthen nuk është konfirmuar si banor. Çfarë do ndodhë më tej nuk di ta them, por deri në këtë moment, nuk do ketë asnjë nga Për’puthen./SHQIP.com