Sport Ndërkombëtar

Nuk ka gola pas 45 minutave në “Fadil Vokrri”

Ka përfunduar pa gola pjesa e parë ndërmjet Ballkani dhe CFR Cluj.

Cluj e nisi më mirë ndeshjen duke pasur disa goditje në fillim të ndeshjes, por më pas Ballkani nuk lejoi raste të mira.

Skuadra nga Suhareka ka dominuar posedimin e topit, por goditje drejtë portës ka pasur më shumë mysafirët.

Ballkani dhe Cluj janë në grupin G, së bashku me Slavia Praha dhe Sivasspor.

Favorit për ta fituar grupin është padyshim Slavia Praha.

Ndeshjen e radhës Kampioni i Kosovës e ka kundër skuadrës çeke, në udhëtim më 15 shtator.

Kjo është hera e parë që një skuadër nga Superliga e Kosovës garon në këtë fazë të garave evropiane./Shqip.com