Sport Ndërkombëtar

Nuk ka fitues në përballjen ndërmjet Napolit dhe Interit

Ka përfunduar pa fitues ndeshja e zhvilluar në “Diego Armando Maradona”, ndërmjet Napolit dhe Interit.

Përballja e zhvilluar në kuadër të xhiros së 25-të ka përfunduar me rezultat të barabartë 1:1.

Vendasit e filluan ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, duke kaluar në epërsi qysh në minutën e shtatë.

Penalltinë e fituar nga Victor Osimhen, në gol e shndërroi Lorenzo Insigne.

Me këtë gol Insigne e ka tejkaluar Diego Armando Maradonan me gola të shënuar për klubin e Napolit, duke shkuar në 116 gola të shënuar për napolitanët.

Pavarësisht rasteve të shumta pjesa e parë u mbyll me rezultat 1:0.

Me fillim të pjesës së dytë Kampionët aktual të Italisë u kundërpërgjigjën duke e barazuar rezultatin.

Edin Dzeko ishte ai që e vendosi rezultatin përfundimtar të ndeshjes në minutën e 47-të.

Interi e dominoi posedimin e topit, por raste më të mira pati Napoli.

Në këtë ndeshje nga minuta e parë luajti kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani.

Interi gjendet në vendin e parë me 54 pikë, një më pak se Napoli, por “Zikaltrit” kanë edhe një ndeshje më pak të luajtur./Shqip.com