Rozë

“Nuk jam më i lirë”, Iliri tregon arsyen përse nuk është pjesë e “Dancing With the Stars”

Ilir Shaqiri

Mungesa e balerinit të njohur shqiptar Ilir Shaqirit në spektaklin “Dancing With the Stars”, ka ngjallur shumë diskutime dhe komente nga mediat rozë.

Ndërsa në lidhje me këtë ka folur edhe vetë Iliri, përmes një postimi në rrjetin social Instagram ai ka treguar arsyet pse nuk komunikon me stafin e DWTS.

“Ju them fare thjesht qe kam komunikuar vetëm 2 here qe pas daljes sime nga BBV me produksionin e projektit “Dancing With the Stars”. Komunikime  te cilat për muaj me radhë munguan totalisht deri ne 23 maj kur herën e pare kërkesa ime ndaj produksionit DWTS mori përgjigjen “Je i lirë”, duke mos lëne shteg shprese për asnjë eventuale pritje të mëtejshme, dhe heren e dyte ne 29 korrik e tutje me iniciative te produksionit DWTS kur kërkesa e tyre për te qene pjese e DWTS si Kryetar Jurie mori gjithashtu nga ana ime përgjigjen “Nuk jam më i lirë” sepse vendimi im per te qene pjese e DËME pas 2 muaj pritje ishte tashme konkretizuar”, ka shkruar Iliri.

Balerini shtoi se zgjodhi “Tv Klan” për shkak të konsideratës dhe vlerësimit.

Kujtojmë që ai ishte edhe pjesë e shtëpisë së madhe në Shqipëri Big Brother VIP Albania, ku doli edhe fitues.