Lajme

Paraburgim ndaj një personi në Gjilan, nuk iu përgjigj ftesës së Gjykatës

Gjykata Themelore e Gjilanit, ka caktuar masën e paraburgimit për një person, i cili akuzohet për vepren penale “vjedhje grabitqare”.

Veprimi i ndërmarrë i kësaj gjykate vjen si rezultat që personi në fjalë nuk iu është përgjigjë ftesave të gjykatës – që me pas është arrestuar.

“Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë tëpandehurit L. H”.

“I pandehuri ndonëse ishte ftuar përmes ftesës zyrtare nga gjykata disa herë, nuk është përgjigjur ftesës, me këtë rast gjykata me datë 01.04.2022, ka lëshuar urdhër-arrest për Stacionin Policor në Gjilan dhe me datë 10.06.2022, zyrtarët policorë kanë arritur të arrestojnë të akuzuarin”, thuhet në njoftim.

Gjykata njofton se palët kanë të drejtën e ankesës ndaj të këtij vendimi mbi caktimin e paraburgimit në Gjykatën e Apelit./Shqip.com