Lajme

Nuk i deklaroi 18 mijë e 250 euro në Doganë, dënohet me 25% të shumës

Mjetet e Konfiskuara

Oficerët doganor në pikë kalimin kufitar të Vërmicës kanë parandaluar një person i cili kishte me vete 18 mijë e 250 euro të padeklaruara.

I njëjti është dënuar më 25% të shumës, pasi që pas ndalimit për kontroll nga oficerët doganorë, vozitësi dhe pasagjerët nuk kishin deklaruan për shumën e të hollave që e kishin.

Mjetet e Konfiskuara

“Pas ndalimit të automjetit vozitësi dhe pasagjerët kanë deklaruar se nuk posedojnë asgjë. Automjeti është dërguar në vijën e dytë të kontrollit nën asistimin e policisë ku pas ekzaminimit fizik tek njëri nga pasagjerët në trup (saktësisht në qantën e krahut) janë gjetur 18250.00 euro të padeklaruara”, thuhet në njoftimin e doganës.

Siç njofton dogana, për lajmërimin e parregullësive dhe sjelljeve jo profesionale, qytetarët mund të kyçen në aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios.

Këo aplikacione ofrojnë edhe shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi. /Shqip.com