Sport Shqiptar "Unë pothuajse u nisa vetëm për botëror"

“Nuk garoj pa flamurin e Kosovës” – Gresa Bakraqi e gatshme për botërorin në Beograd

Gresa Bakraqi

Në mes të Beogradit – synon që ta përfaqësojë tokën dardane në mënyrën më dinjitoze.

Madje, thotë se – nëse nuk ia lejojnë flamurin e shtetit, nuk do të pranojë të garojë fare.

Atletja Gresa Bakraqi – do e përfaqësojë Kosovën – në Kampionatin Botëror të Atletikës – që do mbahet në Beograd – nga 18 marsi deri më 20 mars.

No photo description available.
Gresa Bakraqi – foto nga e kaluara

Për Shqip.com, Bakraqi ka treguar se është më së e motivuar për të garuar në këtë kompeticion, ani pse përkrahja i mungon.

“Uroj të lejohem të vrapoj me flamur të Kosovës, përndryshe nëse nuk është flamuri në pistë – unë nuk garoj fare. Mua nuk më duhet – vendi ku mbahet kampionati që të jem e motivuar dhe të jap më të mirën. Pasi gjithmonë kam motiv të përfaqësoj vendin tim – në evente të mëdha – sepse derdhi shumë djersë në çdo stërvitje dhe garë që përgatitem”, tha fillimisht ajo.

Gresa – tregon se e kishte ndërmend të nisej vetë për në Beograd – pasi pothuajse askush nuk dëshironte të shkonte me të.

No photo description available.
Gresa Bakraqi – foto nga e kaluara

“Deri dje më bënin shumë presion që të mos marrë pjesë në Kampionat, sepse do të ketë rrezik andej dhe do të na kthejnë në kufi. Unë pothuajse u nisa vetëm për botëror, sepse pothuajse askush nuk dëshironte të vinte, dhe për mua si sportiste elitare, nuk më duhet të përjetoj këto gjëra. Sidomos afër një gare të madhe siç është botërori. Thjeshtë disa persona nuk dinë të ruajnë qetësinë e një sportisti, e cila është gjëja më e rëndësishme që duhet ta kemi”, shtoi gjithashtu ajo.

Madje – për as edhe një moment të vetëm nuk e mendon që do të kthehet prapa në Kosovë.

“Të them të drejtën nuk e kam menduar as edhe një herë të vetme që të kthehem, përveç presionit të tjerëve që ma kanë bërë që mos të shkoj – sepse do të të kthejë prapa dhe sepse nuk je e sigurt andej. Gjithmonë e kam pasur përgjigjen që e ndjej se do kaloj dhe uroj që kjo intuita ime të vazhdoj deri në përfundim të garës. Edhe në qoftë ndodhë kthimit, të paktën unë e kam provuar fatin tim. Unë jam nga ata persona – më mirë dështim sesa me më ngel pikë tërë jetën që nuk e provova”.

May be an image of 4 people and people standing
Gresa Bakraqi – foto nga e kaluara

Bakraqi – tregon se “qëllimi kryesor është që ta jap maksimumin dhe të kthehem në Kosovë me rekord shtetëror”.

Atletja nga Peja – tregon se është në zenit të formës fizike.

“Jam në formën më të mirë fizike që ka pasur ndonjëherë. Kam bërë pesë gara deri më tani dhe në çdo garë kam bërë rekord shtetëror. Besoj që progresi i fizikut po shkon e po rritet nga gara në garë”, potencoi ajo.

Fillimet e saj me atletikën dhe kushtet e mjerueshme në Kosovë

May be an image of standing and outdoors
Gresa Bakraqi

“Unë kam filluar në moshën 14 vjeçare dhe pastaj e kam ndërprerë në moshën 17 vjeçare për shkak se kushtet për këtë sport ishin shumë të këqija – dhe nuk shihja të ardhme, por vetëm humbje kohe. E vazhdova shkollimin – teksa pasi përfundova studimet bachelor dhe master – në moshën 22 vjeçare u riktheva për të vazhduar qëllimet e mija drejt sportit.

Kushtet në Kosovë janë të mjerueshme. Në vendin tim nuk kam as tartan as edhe një gjë që të ndihem e barabartë me atletet tjera sa i përket infrastrukturës. Më beso – se nuk do mjaftonin as dhjetë intervista – për të treguar për aq shumë gjëra që kemi mungesë”, potencon Gresa.

Por, përkundër këtyre vështirësive të mëdha – ajo thotë se përkrahja e familjes dhe e disa personave tjera nuk i mungoi kurrë.

No photo description available.
Gresa Bakraqi

“Të gjitha i kemi arritur me familjes time që kanë qenë përkrahësit e mi më të mëdhenj deri më tani, dhe të trajnerit Adnan Demalija”

Gjatë këtij rrugëtimi të gjatë – Gresës nuk i kanë munguar as sukseset, për të cilat ka derdhur shumë djersë.

“Kam shumë suksese të mëdha – sepse secila e ka vlerën e vet, por nëse duhet ta theksoj një është – kur u shpalla nën kampione ballkanike në 300 mijë metra.

Dhe maratona spliti ku dola e treta dhe hyra në histori si kosovarja e pare në zonën e medaljeve”.

Për fund – ajo tregoi edhe për planet për të ardhmen.

May be an image of 1 person and standing
Gresa Bakraqi

“Atëherë unë si tip – nuk eci me ëndrra, eci me qëllime dhe qëllimet e mija janë që të jem lidere e Ballkani në çdo disiplinë, në pistë, në dhjetë kilometra, në gjysmë maratonë dhe në cross. Pastaj të arrij normën Evropiane dhe të jem pjesë e ekipit olimpik në Parisi 2024.
Në Ballkan kemi 22 shtete pjesëmarrëse, sepse marrin pjesë edhe shtete të Evropës dhe të jesh lider në Ballkan – do të thotë se je goxha sportist elitar”.

Në përgjithësi – në Kampionatin Botëror të Atletikës – do të marrin pjesë 680 garues.

Nga të cilët – 362 janë të gjinisë mashkullore dhe 308 të gjinisë femërore. /Shqip.com