Rozë Ndërkombëtar

Nuk fshihen më, çifti i famshëm i showbizit konfirmon lidhjen

Avril Lavigne dhe Tyga kanë konfirmuar romancën e tyre të përfolur gjatë një eventi të Javës së Modës në Paris.

Këngëtarja e “Sk8er Boi”, 38-vjeçe dhe reperi “Rack City”, 33-vjeç, u fotografuan duke u puthur dhe kapur për dore në festën ‘Mugler&Hunter Schafer’, shkruan Marca.

Tyga, i cili është ish i dashuri i Kylie Jenner , dhe krijuesja e hitit ‘Complicated ‘besohet se kanë qenë miq prej kohësh, por thashethemet se janë bashkë kanë qarkulluar gjatë javëve të fundit pas ndarjes së saj nga i fejuari, Mod Sun.

Ndryshe, artistja e “Complicated” u shfaq me një triko të gjerë dhe çizme lëkure të gjata, e po ashtu me një grim më të rëndë, ndërsa Tyga u shfaq me stilin e tij, një kostum të gjerë gri, syze dielli e po ashtu mbante një varëse të madhe argjendi me kryq.

/Shqip.com