Rozë

Nuk është myslimane, por kjo ish-konkurrente e Për’puthen agjëron Ramazanin

Perputhen

Ish- konkurrentja e Për’puthen, Lediana Prenga ka qenë një ndër vajzat me të komentuara.

Kjo pasi ajo ka dalur e lidhur me Mevlan Shabën, por që më pas është ndarë.

Ledjana ndryshe është edhe trainere e fitnesit ku jo rrallë përmes faqes së saj në instagram ndan këshilla të ndryshme.

Tani që po afrohet muaji i shenjtë i Ramazanit ajo ka pyetur ndjekësit nëse do ta agjërojnë, derisa edhe ata i bënë të njëjtën pyetje asaj.

“Po edhe unë, për të gjithë ju që më keni pyetur unë jam katolike dhe kam agjëruar dhe herë tjetër”, është përgjigjur Lediana.

Ndryshe, Ledjana ka treguar që një kohë që është single dhe në pritje të një lidhje të re./SHQIP.com