Rozë

Nuk është Anxhela Peristeri, këngëtari shqiptar shpallet vokali më i mirë i Eurovizion

Anxhela Peristeri

Këngëtari shqiptar i cili përfaqësoi Zvicrën në ‘Eurovizion’ këtë vit është shpallur vokali më i mirë.

Ai dhe Anxhela Peristeri, ishin nominuar në sondazhin e faqes zyrtare të “Eurovision”.

“Zëri i një engjulli” – ishte përshkrimi që faqja e “Eurovision” i bëri vokalit të Gjon’s Tears.

Ndërsa, Gjoni u shpall fitues, duke na bërë edhe njëherë krenarë të gjithëve.

Kujtojmë që në 2022, këngëtarja që do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovizion” është Ronela Hajati.

Ajo u shpall mbrëmjen e djeshme fituese e Festivalit të RTSH-së, me këngën “Sekret”.

“E di sa punë kemi tani. Ju dua me gjithë zemrën”, ka shkruar ajo.

Postimi mori një sërë komentesh nga fansat  saj, të cilët e uruan për fitoren e madhe./SHQIP.com