Rozë

“Nuk e vrau varka, por shteti”, Stresi bëhet pjesë e protestës për vrasjen e 7-vjeçares në Himarë

Reperi, Stresi,

Ngjarja e ndodhur para pak ditësh në plazhin e Himarës, ku polici Arjan Tase që ishe me gomone përplasi 7 vjeçaren, Jonada Avdiun duke e lënë të vdekur ka tronditur mbarë opinionin publik.

Thuajse të gjithë e shihnin fajtor policin për pakujdesinë e treguar si dhe shtetin për shkak të ngelizhencës me aktivitetin e pakontrolluar të skafeve nëpër plazhe.

Ka vetëm disa minuta që ka nisur protesta me moton: “Nuk e vrau varka, por shteti” para Ministrisë së Brendshme.

Qindra qytetarë janë bërë pjesë e protestës, me pankarta në duar dhe thirrje për drejtësi.

Mes tyre është vënë re dhe reperi i njohur Stresi, i cili më herët ka reaguar i revoltuar në rrjetet sociale, duke u shprehur se ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, dhe Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, duhet të japin dorëheqjen./Shqip.com