Rozë Ndërkombëtar

Nuk e lejuan të martohej brenda saj, Britney Spears kritikon kishën katolike

Britney Spears kritikoi një kishë katolike që nuk e la të martohej brenda saj, me pretendimin se ajo nuk është një anëtare praktikuese.

“Kjo është vendi ku unë fillimisht doja të martohesha gjatë COVID-19”, shkroi ajo,

Më pas vazhdoi “Doja të shkoja çdo të diel sepse është shumë e bukur, por më thanë se ishte mbyllur përkohësisht për shkak të COVID-19, pastaj, dy vjet më vonë, kur doja të martohesha atje, ata insistuan që të kthehesha në katolike dhe të bëja një test”, u shpreh këngëtarja.

Më pas, Spears pyeti 41.8 milionë ndjekësit e saj të mediave sociale: “A nuk supozohet se kisha të jetë e hapur për të gjithë?”

Ku disa nga ndjekësit e ironizuan, duke vënë në dukje se shumica e kishave katolike kërkojnë që të paktën një partner të praktikojë fenë në mënyrë që të martohet atje.

Spears, nuk ka bërë publike emrin e kishës ku donte të martohej.