Rozë

Nuk e fshehin më, Luizi e Kiara, prindër të një vajze

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito kanë konfirmuar atë që flitet prej javësh: do bëhen prindër.

Këngëtari ka publikuar këngën me titull ‘Frymë’, dedikuar fëmijës së tyre ku shfaqen momentet dyshes, si kur Kiara i tregon se është shtatzënë.

Në tekstin e ndjerë, Luizi shpreh gjithë dashurinë e emocionet e tij edhe pse ende nuk e ka marrë në krah bebushen që do jetë vajzë.

Në lidhje me lajmin e bukur ka reaguar edhe vetë moderatorja, e cila është shprehur se ndihet mjaft e lumtur që më në fund këtë lajm kaq të ëmbël ta ndajë me të githë.

“Ne kur e mesuam lajmin na la pa fryme dhe mezi kemi pritur ta ndajm edhe me ju. Jemi te mbushur me emocione, pasi shume shpejt do te vij ne jete fruti i dashurise tone, qe mezi presim ti shohim syte dhe ti prekim duart. Kjo eshte per te gjithe ju qe prej fillimit keni perjetuar me ne cdo emocion te historise tone te bukur te dashurise. Do te behemi 3 💕”, ka shkruar Kiara në Instagram.

/Shqip.com