Rozë

Nuk e besonte lidhjen me Dagz, Ilir Shaqiri reagon pas lajmit të shtatzënisë së Einxhel

Einxhel Shkira

Dj Dagz dhe Einxhel Shkira të hënën kanë konfirmuar se do të bëhen prindër për herë të parë.

Ndonëse javë më parë çifti mohuan zërat rreth shtatzënisë së moderatores, tanimë nuk kanë pse ta fshehin.

Lajmi u bë i ditur nga një video në një video e postuar nga Einxheli, ku dyshja shihen të përqafuar dhe fokusi ishte në barkun e rrumbullakuar të moderatorës.

Mes urimeve të shumta, një ndër personazhet që ka reaguar ishte edhe Ilir Shaqiri. Gjatë kohës që ishin në Big Brother Vip, balerini nuk kurseu thumbat duke thënë se marrëdhënia e tyre nuk ishte e vërtetë dhe se nuk do të zgjaste për shumë kohë.

Pas lajmit të pritjes së ëmbël, Iliri ka shkruar: “I tejkaluat parashikimet, bravo ju qoftë”, duke shuar tanimë çdo dyshim se çifti jo vetëm kanë ndërtuar një marrëdhënie të shëndetshme, por sot janë më të lumtur se kurrë.