Rozë

“Nuk do mungoj në finalen e madhe”, Kejvina Kthella rrëfehet për BBV

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Kejvina Kthella, që pas daljes nga shtëpia ka komentuar ngjarjet brenda mes banorëve.

Ajo së fundmi, në një intervistë për Big Brother Radio tha se do të ishte në finale në rast se nuk do të kishte ndodhur ajo skenë.

Ndër të tjera u shpreh se ndodhet në Itali te familja e saj dhe 2 banorët që i mungojnë thotë se janë Olta dhe Luizi.

Tutje, ajo ka treguar se do të jetë edhe në finalen e BBVA.

“Patjetër, si mund të bëhet një ‘after party’ dhe mos të jem unë aty? Do jem dhe në finale, po përgatitemi për natën e madhe”, tha ajo.

/Shqip.com